23:56 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Carvajal i jep fitoren Realit

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj ekipit të Real Betis, me rezultat minimal 0-1, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal.

Me këtë fitore Real Madrid arrin në kuotën e 7 pikëve dhe gjindet në pozitën e parë, derisa Betis pas tri ndeshjeve ka vetëm dy pikë dhe e sheh veten në pozitën e 14 në tabelë. /Indeksonline/