75 Mall Live Search
09:09 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

CAS refuzoi kërkesën e Boca, finalja zhvillohet sot

Ndeshja e dytë finale e Copa Libertadores, e cila ishte pezulluar pasi autobusi i Boca Juniors ishte sulmuar në rrugën drejt stadiumit më 24 nëntor, por përfundimisht do të zhvillohet sot në Bernabeu.

Megjithatë, të premten Boca konfirmoi se pasi iu refuzua apeli nga CONMEBOL, klubi do të apelonte te Gjykata e Arbitrazhit të Sportit në lidhje me atë se duhet të shpallen fitues pas këtyre incidenteve.

Por, në një njoftim të lansuar mbrëmë, CAS ka konfirmuar se e ka mohuar apelin e Boca, dhe se ndeshja e dytë do të zhvillohet përfundimisht sot, transmeton IndeksOnline.

”CAS ka mohuar urgjentisht kërkesën e Boca Juniors për ta pezulluar ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores”, thuhet në njoftim.

Ndeshja e parë finale u zhvillua më 11 nëntor dhe përfundoi baras, 2-2.

Atmosfera në Madrid para ndeshjes është ngazëllyese dhe mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi sot./IndeksOnline/