23:03 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emocione, “luftë”e pritje, River Plate fiton Copa Libertadores

River Plate është kampioni i ri i Copa Libertadores.

Pas shumë shtyrjesh të ndeshjeve, “Santiago Bernabeu” ishte fatlumi për të ndarë kupën mes dy rival është përjetshëm.

River Plate ka mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 3-1 dhe triumfon falë golit të shënuar në pjesën e dytë të kohës shtesë.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Boca Juniors kaluan të parët në epërsi me golin e Benedetto në minutën e 44-të.

Rezultatin e barazoi Pratto në minutën e 68-të të ndeshjes.

Golin e dytë për River Plate e shënoi Quintero në minutën e 20-të të kohës shtesë.

Goditjen e fundit e dha Martinez në një kundërsulm në minutën e dytë shtesë.

Ky është triumfi i katërt i River Plates në këtë kompeticion dhe dështimi i pestë i Bocas në një finale. /IndeksOnline/