09:10 / E Premte, 19 Prill 2024 / L K

Casemiro flet për ADN-në e Realit në Champions League dhe ndarjen me Ancelottin: Hyra në zyrën e tij dhe ai po qante

Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit.

Mesfushori brazilian ka thënë se ishte ndarë me Ancelottin në mes lotëve.

“Real Madridi është një ekip që transformohet në Champions League. E ka këtë garë në ADN. Para ndeshjeve të Champions, atmosfera në skuadër atje është e pabesueshme. Jam i lumtur për ish-lojtarët e mi, isha fans i tyre” ka thënë Casemiro.

Mesfushori brazilian ka thënë se futbolli anglez është në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Gjithçka po shkon shumë mirë, gjithçka është perfekte. Premier League është e pabesueshme, është shumë bukur të luash në të. Përshtatja e familjes gjithashtu po shkon mirë. Nuk jemi në pozitën që duam, por gjërat mund t’i ndryshojmë” ka thënë ai.

Lojtari kujton largimin emocional nga Real Madridi.

“Ancelotti më tha se nuk donte që unë të largohesha, se më donte shumë… dhe më pas hezitova. ” Vendosa të largohem pak pasi fitova Ligën e Kampionëve . E pashë që koha ime në Madrid kishte mbaruar, isha në një moshë të mirë për t’u larguar, doja të vazhdoja të rritesha. Vendimi nuk ishte aspak i lehtë, njerëzit më donin atje. Hyra në zyrën e Ancelottit për t’i kumtuar lajmin për largim. Ai filloi të qantë dhe nuk dontë që të largohem. Por unë tashmë i kisha dhënë fjalën United” ka thënë Casemiro./Indeksonline/