23:50 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Casillas përlotet pas gjestit të bashkëlojtarit të tij Soares

Është luajtur sot finalja e Kupës së Portugalisë mes Porto-s dhe Sporting Lisbone, me këta të fundit që kanë arritur të fitojnë trofeun pas gjuajtjes së penalltive, teksa koha e rregullt dhe ajo shtesë është mbyllur me rezultatin 2-2.

Porto ka kaluar në avantazh në minutën e 41-të falë golit të Tiquinho Soares, i cili ka festuar me një fanellë të Iker Casillas. Ish-portieri i Real Madrid, i cili ka pësuar një infarkt 1 majin e kaluar, ka qenë i pranishëm në stadium dhe është kapur menjëherë nga telekamerat.

Spanjolli ka kërkuar të mbulohej me strehën e kapelës, por nuk ka arritur të fshehë mallëngjimin dhe lotët e tij.