13:50 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Casillas thur lavde për shokun e Amir Rrahmanit

Portieri legjendar, Iker Casillas ka bërë të ditur se ka ndjekur portierin e Dinamo Zagrebir, Dominik Livakovic.

Numri një i Portos, përmes një postimi në Twitter ka thënë se i ka lënë përshtypje 24 vjeçari, shkruan Indeksonline.

Portieri i Dinamo Zagreb, Dominik Livakoviç

“Këtë vit kam ndjekur Dominik Livakoviç. Luan në Dinamo Zagreb. 24 vjeç. Interesant”, ka thënë ish-portieri i real Madrid.

Livakovic është portieri i parë i skuadrës kroate dhe luan së bashku me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani. /IndeksOnline/