Casper Ruud në finale të Roland Garos, fiton lehtësisht ndaj Zverev
Casper Ruud ka siguruar finalen e Grand Slamit, Roland Garos.
Tenisti norvegjez në gjysmëfinale mposhti lehtësisht gjermanin Alexander Zverev, me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-4, 6-0).
24-vjeçare në finale do të përballet me tenistin serb, Novak Djokovic.
Finalja e Roland Garos në kategorinë e meshkujve zhvillohet ditën e diel./IndeksOnline/