75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / KV

Cassie Ventura: Jetoj jashtë SHBA-së dhe nuk planifikoj të kthehem

Këngëtarja Cassie Ventura ka deklaruar në dokumente gjyqësore se aktualisht jeton jashtë Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka ndërmend të rikthehet.

Deklarata është dorëzuar më 1 maj në kuadër të një padie që po zhvillohet kundër Clayton Howard-it. Megjithatë, nuk është bërë e ditur se në cilin shtet jeton Ventura dhe kur është larguar nga SHBA-ja.

Lajmi vjen pas dëshmisë së saj në procesin gjyqësor ndaj ish-partnerit Sean “Diddy” Combs, ku ajo pretendoi se kishte përjetuar vite abuzimi gjatë lidhjes së tyre. Ventura kishte arritur gjithashtu një marrëveshje financiare prej 20 milionë dollarësh me Combs-in dhe kompanitë e tij pas padisë së ngritur në vitin 2023.

Ndërkohë, Clayton Howard ka ngritur padi ndaj Combs-it dhe Venturas, duke bërë një sërë akuzash që përfshijnë dëmtime fizike, psikologjike dhe financiare.