Cavani nuk e ka ditur por ai ka thyer një rekord
Sulmuesi i Paris Saint-Germain , Edinson Cavani, ka thyer rekordin e Zlatan Ibrahimovicit në ndeshjen e fundit.
Uruguajani ka shënuar dy gola kundër Guingamp duke dërguar shifrën në 115 gola për skuadrën franceze, shkruan indeksonline.
Para kësaj ndeshje ai kishte 113 gola aq sa ka edhe sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Megjithatë Cavani zbuloi se nuk kishte idenë se ai ka thyer rekordin e golave në klubin francez.
“Nuk e dija se kisha vendosur një rekord të ri, por jam i lumtur që kam shkruar një histori pak më shumë me këtë këmishë”, tha Cavani për Canal +.
Cavani u transferua nga Napoli në vitin 2013 dhe në 164 paraqitje ka shënuar 115 gola. /IndeksOnline/