15:13 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

CdS: Pogba i ka dhënë përgjigjjen finale Juventusit

”Pogba i ka thënë po Juventusit”. Kështu shkruhet në ballinën e Corriere dello Sport.

Gazeta italiane shkruan se mesfushori i Manchester Unitedit, madje, mund të transferohet në Itali gjatë afatit kalimtar dimëror.

Duket se tensionet mes Pogbas dhe trajnerit, Jose Mourinho janë bërë tashmë të tepërta në ”Old Trafford”.

Dëshira e lojtarit është që ai të rikthehet në klubin italian, të cilit i referohet si ”familje”, transmeton IndeksOnline.

Image result for pogba vs juventus 2018

Pogba u rikthye së fundmi në Torino si futbollist i Man unitedit në kuadër të një ndeshje në Champions League.

Derisa ai mori një mirëpritje të ngrohtë nga tifozët italian, këta të fundit do ta mirëprisnin rikthimin e lojtarit.

Ylli francez nuk e festoi golin e shënuar në fitoren e Man Unitedit, 2-1 ndaj Juventus dhe pas ndeshjes u pyet në lidhje me rikthimin e tij në Itali: ”Kush e di? Tani, unë jam në United”.

Në këtë kontekst, mediat shkruajnë se Juventusi do ta bëjë një ofertë të majme për ta rikthyer Pogban, teksa do të ketë tentativa edhe në janar./IndeksOnline/

Image result for pogba vs juventus 2018