10:10 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ç’duhet t’i tregoni patjetër parukierës para se të rregulloheni?

Sa shpesh stërviteni

Do thoni ju ç’lidhje ka kjo me flokët? Po në fakt ka, sepse duke e ditur sesa shpesh ushtroheni do të thotë që parukieria kupton sesa shpesh djersisni. Në këtë mënyrë do të dijë t’ju këshillojë për formën apo modelin e përshtatshëm të flokëve që do t’i rezistojë aktiviteteve tuaja të përditshme.

Doni një ndryshim drastik në pamje, por keni frikë ! Makthi nga parukieria është ndjesi e përbashkët, kështu që në vend që të qani kur dilni prej aty, mësoni disa gjëra të nevojshme paraprakisht. Para se të bisedoni për historitë e kujdo që njihni, tregojini parukieres suaj gjërat më poshtë, që mundi i saj dhe dëshira juaj të mos shkojë dëm.

Sa shpesh i lani flokët

Mund t’ju duket mungesë edukate kur ju pyesin sesa shpesh laheni, por kur kjo pyetje bëhet nga parukieria juaj është mëse normale, shkruan anabel. Duke mësuar sesa shpesh i lani flokët, parukieria do të krijojë një ide më të saktë rreth llojit të flokut që keni dhe sesi reagon floku juaj.

Çfarë veshjesh keni në dollap

Është mirë që parukieria të dijë se çfarë stili veshjesh keni pjesën më të madhe të kohës. Do të ishte mirë që stili juaj i flokëve të përshtatej edhe me veshjet tuaja.

Si flini gjumë

Pozicioni sesi flini, ndikon në format e çuditshme që marrin flokët në mëngjes. Përpara se të vendosni të bëni një ndryshim tek flokët tuaja, mendoni një herë si flini dhe konsultohuni me parukieren për të gjetur modelin e flokëve që do t’ju qëndrojë i rregullt për më gjatë.