17:21 / E Enjte, 22 Prill 2021 / A. A

Ceferin: UEFA ka 235 nga 247 klube në krah, ata do t’i vuajnë pasojat

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar sanksione për 12 klubet që themeluan Superligën e Evropës.

“Ne presim që të gjithë të kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për këtë javën tjetër. Situata është shumë e komplikuar për ta dhe jo për UEFA, e cila ka 235 nga 247 klube në krah” deklaroi Ceferin.

Slloveni shtoi se klubet mund të krijojnë një ligë të tyre, por fillimisht duhet të marrin pajtimin e UEFA-së.

/Indeksonline/