21:53 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çekët e sqarojnë deklaratën e kapitenit që tha se nëse e helmon Kosovën, lojtarët e humbin kokën

Një deklaratë e kapitenit të Çekisë, Marek Suchy ka bërë jehonë në mediumet e këtij vendi. 31 vjeçari ka deklaruar se Kosova është kombëtare e fortë, por nëse e helmon lojtarët e humbin kokën. Në rrjetet sociale u përhap kjo deklaratë dhe një nga faqet e ndjekura nga çekët e sqaroi deklaratën e Suchyt.

“Është një thënje që nuk është përkthyer mirë në anglisht, sepse ne kemi një shprehje që është vështirë të përkthehet tamam. Suchy ka dashur të thotë se nëse Kosovën e ngacmon me ndërhyrje apo faulla taktik ata e humbin qetësinë” shkruan faqja Czech Football. /Indeksonline/