11:24 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / AR

Çeku njofton për veprimet e ministrisë pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Ai thotë se është i prekur nga ky rast derisa shton se të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ministri njofton se ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale.

“Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, thekson ai./Indeksonline/