11:38 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Celina, trajner i Lirisë dhe ndihmës trajner i Kosovës

Pak ditë më parë skuadra e Lirisë zyrtarizoi trajnerin Erdogan Celina, si pasardhës i italiani Alberto Anesse. Celina ka disa vite që e ushtron rolin e ndihmës trajneri te Kosova U21, së bashku me selektorin Rafet Prekazi, shkruan Indeksonline.

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, Federata e Futbollit u’a ka ndaluar selektorëve që të drejtojnë skuadra të futbollit në Kosovë.

Megjithatë me rregullore të UEFA-së kjo nuk është e ndaluar.

Rasti i fundit ka qenë te trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov që në të njejtën kohë kishte udhëhequr kombëtaren dhe skuadrën Qarabag.

Ndryshe, Celina do të debutoj si trajner i Lirisë të mërkuren kundër Trepçës ’89. /Indeksonline/