75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 14 Maj 2026 / G T

Celtic fitoi një penallti, që po cilësohet si skandal, në vikend “finalja” ndaj Hearts-it

Në Skoci titulli i ligës do të vendoset në xhiron e fundit dhe fati ka rënë që pikërisht dy skuadrat e para do të luftojnë kundër njëri-tjetrit.

Është Celtic dhe Hearts që janë në garë për titullin kampion, shkruan Indeksonline

Por të ndalemi te ndeshja e mbrëmshme, ku Celtic fitoi 2:3 ndaj Motherwell në një ndeshje fantastike.

Në minutat e fundi, skuadra e Celtic fitoi një penallti – që për shumëkë është një skandal në vete.

Penalltinë e akorduar në gol e shëndërroi ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho.

Me këtë fitore, Celtic shkon në kuotën e 79 pikëve, një më pak se vendi i parë Hearts-it (80).

Pikërisht Celtic dhe Hearts do të luajnë kundër njëri-tjetrit, të shtunën nga ora 13:30. Kush fiton, shpallet kampion!/Indeksonline/