75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 07 Maj 2026 / G T

CEO i Bayernit i befasuar nga përzgjedhja e UEFA-s për gjyqtarin: Kishte veç 15 ndeshje në Champions!

CEO i Bayern Munchen, Jan-Christian Dreesen ka folur pas eliminimit të klubit të tij ndaj Paris Saint-Germain.

Dreesen foli për gjyqtarin e ndeshjes, Joao Pinheiro, i cili u kritikua shumë mbrëmë për vendimet e marra, shkruan Indeksonline

Jan-Christian Dreesen| FC Bayern München AG CEO

Sipas CEO-së së klubit gjerman, UEFA gaboi në përzgjedhjen e tij.

“Unë s’mund ta kuptoj dhe më duket e befasishme se si UEFA cakton një gjyqtar që ka vetëm 15 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

“Ndoshta kjo tregon pse ai mori disa vendime të çuditshme sonte”, u shpreh Dreesen.

/Indeksonline/