Prekja me dorë e Joao Nevesit! Ja çfarë thotë rregulli i IFAB-it
Rasti i Joao Neves në sfidën Bayern Munich – PSG vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes së kaluar në Ligën e Kampionëve.
“Bavarezët” kërkuan penallti për prekje me dorë në zonë, por arbitri dhe VAR-i vendosën që loja të vazhdojë, duke iu referuar rregullit të IFAB për kontaktet me dorë, shkruan Indeksonline
Sipas rregullores së IFAB-it:
“Nëse topi prek dorën apo krahun e një lojtari pas një goditjeje ose devijimi nga një bashkëlojtar, kjo nuk konsiderohet domosdoshmërisht shkelje për prekje me dorë, përveç rasteve kur lojtari e prek topin qëllimisht ose zgjeron artificialisht sipërfaqen e trupit”.
🚨🚨 Règle de l’IFAB :
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 6, 2026
« Si le ballon touche la main/le bras d’un joueur après une frappe ou une tête d’un coéquipier, IL NE S’AGIT PAS FORCÉMENT D’UNE FAUTE de main,
SAUF si le joueur a volontairement joué le ballon de la main OU A AGRANDI artificiellement LA SURFACE de son… pic.twitter.com/ZC7j5O7Hnd
Vendimi shkaktoi reagime të shumta nga kampi “bavarez”, me Vincent Kompanyn që shprehu hapur pakënaqësinë pas ndeshjes.
PSG-ja arriti të sigurojë kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 ndaj Bayern Munichit./Indeksonline/

