17:45 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

CEO i Facebook-ut bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

CEO i Facebook Mark Zuckerberg u ngjit dy shkallë më lartë në indeksin e miliarderëve të Bloomberg duke parakaluar miliarderin e Berkshire Hathaway Warren Buffet dhe CEO e Louis Vuitton Bernard Arnault.

Bloomberg përllogarit se pasuria e Zuckerberg është 87.8 miliardë dollarë, përpara Arnault me 81.1 miliardë dollarë dhe Buffet me 68.9 miliardë dollarë.

Një vit më parë situata ishte ndryshe ku Zuckerberg kishte pasuri prej 7.25 miliardë dollarë, Arnault 89.6 miliardë dollarë dhe Buffet 83.5 miliardë dollarë.

Zuckerberg tashmë renditet i treti pasi Jeff Bezos me 148 miliardë dollarë pasuri dhe Bill Gates me 108 miliardë dollarë. Pasuria e Zuckerberg u rrit pas lajmeve se Facebook kishte raportuar të ardhura më të larta sesa kishin parashikuar analistët. Rrjeti social shtoi 44 miliardë dollarë vlerë menjëherë pas lajmit.

Kompania bëri lëvizje të mëdha në ditët e fundit duke hyrë në e-commerce apo sfiduar Zoom me Messenger Rooms. Por pasuria e Zuckerberg është ende larg Gates dhe Bezos.