13:51 / E Martë, 11 Tetor 2022 / AR

CEO i Telegram thotë se WhatsApp është i mbushur me probleme sigurie

Javën e kaluar Pavel Durov shkruante në kanalin e tij të Telegram se njerëzit duhet të përdorin çdo lloj aplikacioni komunikimi, “por të qëndrojnë larg WhatsApp i cili monitorohet prej 13 vitesh.”

Durov po i referohej dy problemeve të sigurisë zbuluar në WhatsApp javën e kaluar që mund të lejojnë ekzekutimin në distancë të kodit në pajisje specifike.

Hakerët thjeshtë duhet të nisin një video thirrje me viktimën ose tu dërgojnë atyre një video të krijuar prej tyre. WhatsApp ka lëshuar tashmë përditësime sigurie për të adresuar problemet.

Me shtetësi Ruse, Durov tashmë jeton në arrati dhe tha se as versioni i fundit i WhatsApp nuk garanton se do të jeni të sigurte. Ai citoi problemet e sigurisë zbuluar të cilat janë identike me ato të viteve të kaluar si në 2017, 2018, 2019 dhe 2020.

Ai theksoi se WhatsApp në 2016-ën nuk kishte as enkriptim fundor.

“Hakerët mund të kenë akses të plotë në çdo gjë në telefonët e përdoruesve të WhatsApp,” shkruante Durov. “Çdo vit mësojmë rreth të njëjtave probleme në WhatsApp duke vendosur pajisjet e përdoruesve në rrezik.”

Durov tha se këto probleme sigurie nuk janë aksidentale por backdoor të vendosur saherë që një prej tyre zbulohet, zëvendësohet me një tjetër.

Përveç kritikave në drejtim të sigurisë, WhatsApp është sulmuar edhe për privatësinë. Vitin e kaluar mori një gjobë 267 milionë dollarë për shkelje të ligjeve të GDPR. /PCWorld Albanian