21:51 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Çerdhet në komunën e Obiliqit nuk do të rihapen nesër

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar prindërit, që pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, kanë vlerësuar se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi

“Të nderuar prindër,

Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!