11:52 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Çerdhja në Prishtinë, me probleme në ambientin ku qëndrojnë fëmijët (Video/Foto)

Çerdhja “Dielli” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë duket se ka probleme në ambientet ku qëndrojnë fëmijët.

Për më shumë se dy javë, atje është prishur parketi dhe janë formuar gropa të mëdha që rrezikojnë fëmijët aty.

Një lexues i “Indeksonline” ka bërë me dije se rasti është lajmëruar dhe tashmë shpresat i mbesin komunës që të ndërmarrin diçka./Indeksonline/