17:14 / E Premte, 30 Korrik 2021 / A. M.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, nga shteti i Kosovës

Mësohet se të dielën, nën organizimin e presidentes së Kosovës,  do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Presidentja i ka dërguar letër Presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit.

Kujtojmë se Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. I ndjeri ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Beau Biden, Joe Biden's son, dies at 46 of brain cancer - Chicago - Chicago  Sun-Times

Kësisoj, kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e Presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteel.

Beau Biden, son of vice president, dies at 46 - Los Angeles Times