75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 04 Korrik 2025 / S Z

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, Osmani: Jemi krenarë me ju, forca juaj është trashëgimia e UÇK-së dhe amaneti i dëshmorëve

Në kazermen “Adem Jashari” po mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2025 e  Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

E presidentja e vendit Vjosa Osmani tha se janë krenarë për këtë brez të ri, i cili ka zgjedhur të jenë në shërbim të lirisë, paqës dhe mbrojtjes së atdheut.

“Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimine një përgjegjësie të shenjtë, të re për secilin prej jush. Ndaj jemi krenarë me të gjithë ju. Brez i ri, që ka zgjedhur të jetë në shërbim të lirisë, paqes dhe  mbojtjes së atdheut tonë të dashur. Toka jonë e ka njohur dhimbjen dhe sakrificën, për shekuj me radhë, mbi të gjitha ka lindur nga qëndresa. Forca juaj është trashëgimia e UÇK-së dhe amaneti i dëshmorëve, që flijuan gjithçka për lirinë që ne e gëzojmë sot”, tha Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së./Indeksonline/