23:56 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Çertifikata e lindjes së Archiet zbulon emrin dhe titullin e Meghan

Çertifikata e lindjes së djalit të Princit Harry, Archie, ka zbuluar emrin dhe titullin e vërtetë të Megan.

Mediet britanike kanë bërë të ditur se emri i vërtetë i Dukeshës së Sassex’it nuk është Meghane Markle siç e dimë të gjithë por Rachel Meghan, shkruan Fox.

Edhe pse shumë besuan se titulli i saj i vërtetë ishte vetëm Dukeshja e Sussex, të cilën Mbretëresha i dha asaj kur u martua me Harry, në çërtifikatën e lindjës së djalit të tyre asaj i shkruan titulli i princeshës.

Dokumenti tregon vendin e lindjes së Archie, diçka që prindërit e tij dhe familja mbretërore kanë fshehur nga publiku për një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për spitalin privat Portland në Westminster, Angli, ku për një natë qëndrimi, është e nevojshme të jepen më shumë se 23,000 euro.