16:45 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / indeksADMonline

Çertifikohen me sukses 19 trajnerë në kuadër të projektit “Support to Employment of Youth in Energy Sector”

Sot u mbajt Ceremonia e Certifikimit TOT, në kuadër të projektit “Support to Employment of Youth in Energy Sector” një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i implementuar nga Business Support Center Kosovo (BSCK) në partneritet me Komunën e Fushë Kosovës, me qëllimin e përgjithshëm për të rritur punësimin dhe perspektivat e qëndrueshme të punësimit për grupet në disavantazh, përkatësisht të rinjtë dhe gratë në sektorin e energjisë në Kosovë.

Ceremonia e Çertifikimit TOT është e para e këtij lloji në Kosovë, ku nëntëmbëdhjetë trajnerë lokalë të përzgjedhur të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin TOT (Training of Trainers), në tre module elektrike, u shpërblyen me çertifikata nga partneri strategjik i projektit dhe një kompani e shquar në sektorin e energjisë, Legrand, i cili ka bërë kontribut në hartimin (dhe zbatimin e mëvonshëm) tëtrajnimit për TOT.

Ndikimi që do të gjenerohet nga trajnerët lokal, të cilët me sukses përfunduan trajnimin TOT, si një zinxhir i rezultateve të para të projektit, shkon përtej transmetimit të njohurive tek trajnerët lokalë pasiqë trajnimi do të përsëritet dhe do t’u përcillet të rinjve nga shkollat profesionale. Poashtu do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në punësimin e grupeve të cenueshme, do të rrisë cilësinë e përgjithshme të profesioneve elektrike dhe arsimit për brezat që do të vijnë dhe do të kontribuojë gjithashtu në disponueshmërinë e literaturës në gjuhën lokale që është në përputhje me standardet e BE-së për instalime elektrike.

Duke pasur parasysh natyrën e moduleve të trajnimit që u mbajtën, përfshirja e grave në mesin e përfituesve të trajnimit TOT ishte një përparësi e veçantë. Nga nëntëmbëdhjetë përfitues tetë prej tyre që arritën me sukses të përfundojnë trajnimin ishin gra, që është një hap i madh drejt qëllimit tonë të përgjithshëm të projektit dhe gjithashtu lufton stereotipet gjinore që kanë të bëjnë me profesionet në Kosovë.