15:20 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. M.

Certifikohet subjekti PDAK, nuk certifikohet vetëm një kandidat nga ky subjekt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që të refuzohet pjesërisht apeli i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, PDAK dhe vërtetohet vendimi i KQZ-së i 21 janarit 2021.

Vendimi tregon se vetëm kandidati për deputet nga ky subjekt Ferat Dogani nuk certifikohet.

PZAP-ja ka pranuar pjesërisht apelin e subjektit politik PDAK, duke e certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti me përjashtim Ferat Dogani.

“Kandidati për deputet i cekur në pikën I, të diapozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në vendim.

Ankesa në PZAP kanë bërë disa parti të tjera, përfshirë LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma.

Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), ka dorëzuar 3 (tri) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidatit për shkak të moscertifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në  zgjedhje.

PREBK-ja ka dorëzuar apel për shkak të moscertifikimit të një kandidateje nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.