07:24 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

‘Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq’

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, sot mban diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Tema për këtë vit është ‘Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq” – shënimi i Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur.