23:10 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Çfarë bëri aleanca Renault-Nissan që ta kaloi Volkswagenin me shitje?

Volkswagen nuk ka qenë kompania me më së shumti shitje të automjeteve në vitin 2017.

Sipas Automotive News, rezulton se aleanca Renault-Nissan ka bërë më së shumti shitje më 2017, transmeton IndeksOnline.

Nissan kishte një vit rekord të shitjeve, me 5,82 milionë njësi të shitura, ndërsa Renault shiti 3,76 milionë sosh.

Megjithatë, kjo shifër, e cila nëse mblidhet është 9,85 milionë njësi të shitura – është më e vogël se Volkswagen e cila ka pasur 10,53 milionë shitje.

Por pse Volkswagen renditet e dyta?

Renault-Nissan kishin bërë një blerje shumë të rëndësishme në vitin 2016, atë të Mitsubishi Motors. Mitsubishi shiti 1,03 milionë njësi më 2017, e që sjell shitjet e Renaul-Nissan në 10,61 milionë gjithsej.

Toyta mban vendin e tretë në vitin 2017 për më së shumti shitje globale, me 10,2 milionë njësi.

Duket ironike se kompania ishte në gjendje të bëhej prodhuesi më i lartë në sajë të blerjes së markës së ngadaltë Mitsubishi. Kjo ishte qartë strategjia Renault-Nissan. /IndeksOnline/