13:20 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Çfarë dallimi: Njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, po aq sa iriqi prej gjirafës!

A mund ta ketë iriqi prejardhjen prej gjirafës, kafshës me qafën më të madhe në botë? E pamundur!

Teoritë mbi origjinën e njeriut kanë bërë që shkenca të variojë me një numër ngjasisë të njeriut me kafshë, insekte, për të kuptuar se kush është paraardhësi i vërtetë.

Shkencëtarët fillimisht e shpërndanë teorinë se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, për shkak të ngjasive fizike që i kanë mes vete, si forma e trupit, përkatësisht unazat e qafës.

Duke u mbështetur në këtë teori, dalin kundërshtime për shkak se edhe iriqi me gjirafën, kafshën me qafën më të gjatë në botë, i kanë numrat e njëjtë të unazave të qafës.

Ndër diskutime, një njeri i tha tjetrit: ”E si mund të krahasonin qenien njeri me majmunin për nga inteligjenca, kur edhe gjarpri si i tillë ka inteligjencë shumë më të madhe se majmuni? Përse na ulën kaq shumë?”

Shkencëtarët ndër kohë shkuan edhe më tej me studime, të gjenin paraardhësin e të gjitha krijesave, duke përfshirë edhe për njeriun. E zgjodhën krimbin si identitet paraardhës të përbashkët të të gjitha krijesave.

Kundërshtime ka edhe për këtë teori të bërë nga dy paleontologë, për shkak se secila krijesë është e veçantë dhe ekziston vetëm për llojin e vet, pavarësisht tipareve biokimike dhe morfologjike të përbashkëta tek gjallesat, ose sekuencës së përbashkët të ADN-së, e cila nuk tregon domosdoshmërisht  prejardhjen e tyre.

Shkencëtarët e kanë të njohur faktin e krijimit të njeriut dhe paraardhësin e parë, i cili ka qenë qenie njeri dhe s’ka aspak të bëjë me teorinë e evolucionit, pasi që njeriu është qenia e vetme me intelekt në botë, çka e dallon nga çdo krijesë tjetër, shkruan heyday.news

Njeriu në realitet është krijuar nga lloji i baltës më të pastër. Pastaj është bërë pikë uji në vend të sigurt, pastaj ajo pikë uji është shndërruar në droçkë dhe droçka është shndërruar në copë mishi, pastaj mishi u shndërrua në eshtra dhe u veshën eshtrat me mish. Pastaj erdhi si krijesë tjetër, krijesë njeri.