13:42 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjirafa mbyt regjisorin

Regjisori jugafrikan, Carlos Carvalho ka humbur jetën gjatë xhirimeve të një emisioni në rezervatin e kafshëve të egra.

Shtëpia e filmit Callacrew njoftoi se Carvalo po xhironte një film në fermën Glen Afrik në veriperëndim të Johanesburgut, kur u bë “një takim fatal me një gjirafë”.

Mediat e Afrikës së Jugut raportojnë se Carvalo ishte pranë një gjirafë kur ajo e goditi me qafë dhe e mbyti.

Ai u dërgua në një spital në Johanesburg, ku vdiq nga plagët.