11:34 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Çfarë do të flas para gazetarëve deputeti që thotë se ndihet i kërcënuar nga Vuçiqi?

Deputeti i Kuvendit të  Kosovës, Slobodan Petroviq, i cili deklaroi ditë më parë se po ndihet i rrezikuar, ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media.

Nuk është dhënë hollësi se për cfarë bëhet fjalë, mirëpo është bërë e ditur se kjo konferencë do të mbahet në hollin e Kuvendit në ora 12:00

Ndryshe, kryetari Partisë Liberale të Pavarur ishte akuzuar nga Vuçiqi se ka votuar për  themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Petroviq ishte akuzuar se bëri edhe kuorumin për të votuar dokumentin, siç e quan Vuçiq banditesk, Platformën për Dailogun, shkruan Indeksonline

Ndërsa, përpos këtyre akuzave, Petroviq ka ngjallur frikën se mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse të Oliver Ivanoviqit, i cili u vra vitin e kaluar.