11:51 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë do të ndodhë me kredituesit që kanë kredi në “Monego” e “Iute Credit”?

Institucionet mikrofinanciare, “Monego” e “Iute Credit” janë mbyllur me vendim të BQK-së.

Ky vendim i menjëhershëm ka ardhur pasi dy kompanitë që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit, shkruan Indeksonline.

Por, çfarë pritet të ndodhë tashti me kredimarrësit që janë të lidhur me këto dy kompani?

Fehmi Mehmeti ka thënë se procesi i likudimit të kredive do të ndodhë. Guvernatori ka sqaruar se një person përgjegjës do të mbikqyrë tërë procesin e likuidimit të kredive deri në procesin përfundimtar.

Pra, të gjithë personat, do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e Bankës Qëndrore të Kosovës./Indeksonline/