23:27 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Çfarë duhet të dini para se të aplikoni një produkt vetënxirës?

E kush pret të nxihet në mënyrë natyrale, kur fare mirë mund të marrësh ngjyrën e bronztë aq shumë të dëshiruar, duke u lyer me kremra, sprajte e proukte të tjera që premtojnë ngjyrën e çokollatës brenda ditës! Për më tepër këto të fundit mund të përdoren në shtëpi e nuk kërkojnë fare ekspozimin tuaj në diell, por megjithatë pas aplikimit duhet të ndiqni disa këshilla në mënyrë që ngjyra e lëkuës të qëndrojë për disa kohë , pasi në fund të fundit është fituar brenda ditës, e po ashtu rrezikon të venitet. Ja çfarë duhet të bëni:
Shmangni exfoliantët
Shmangini produktet eksfoljuese për të paktën 24 orë pas përdorimit të nxirësve artificial ! Nëse jeni duke përdorur retinol, ose ndonjë produkt të fytyrës apo trupit që përmban : AHA , si acidet glikolike, laktike dhe limonike, shmangni ato për të paktën 24 orë para . Këto produkte mund të shkaktojnë që pigmenti të zbehet më shpejt”.
Faktori: Cikël menstrual
Koha e periodave mund të ndikojë drejtëpërdrejtë në kohëzgjatjen e nxirjes artificiale. Kjo shpjegohet përmes nivelit të hormoneve! Nëse ju do të aplikoni produktet vetënxirëse një javë para ciklit ose gjatë ditëve të ciklit, ngjyra do të qëndrojë më gjatë! Nivelet e hormoneve mund të luajnë një rol në zhvillimin e mirë të pigmentit dhe mbajtjes së këtij të fundit.
3. Kini kujdes me produktet hidratuese
Shmangni përdorimin e vajrave sepse formula e tyre do të shpërbëjë shumë më shpejtë pigmentin e fituar në mënyrë artificial, nga sa parashikohet.