17:53 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Çfarë është e vërtetë dhe gënjeshtër sa i përket lëkurës së shëndetshme

Të shumta janë problemet e njerëzve që kanë të bëjnë me lëkurën.

Pra problemet me lëkurën nuk janë vetëm estetike, por ndikojnë në gjithë shëndetin e njeriut, madje edhe në atë psiqik.

Por sipas dermtaologëve ka edhe shumë mite të përhapura që janë të vërtetë, por edhe disa të cilat i mashtrojnë njerëzit sa i përket lëkurës.

E vërtetë: Lëkura vazhdimisht rinovon vetveten

Lëkura siguron një pengesë dinamike midis mjedisit të brendshëm dhe trupit të jashtëm. Qelizat e quajtura ‘keratinocite’ apo shtresa e jashtme e lëkurës janë vazhdimisht të ndara për të prodhuar furnizim të qelizave që lëivzin nga sipërfaqja.

E pavërtetë: Pini dy litra ujë në ditë për lëkurë të shëndoshë

Sasia e ujit që pini nuk ndikon drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj. Uji furnizohen me lëkurën duke rrjedhur përmes derims, shtresës së brendshme të lëkurës; uji humbet nga epiderma, sidomos në një mjedis të thatë. Uji është i nevojshëm për të hidratuar lëkurën, pasi në një person të shendosh organet e brendshme-veshkat,zemra dhe enët e gjakut-kontrollojnë sasinë e ujit që arrin tek lëkura.

E pavërtetë: Çokollata shkakton puçrra në lëkurë

Aknet vulgare, puçrrat e zakonshme të adoleshencës e që mund të vazhdojnë edhe në vitet 30, 40, ndodhin shpesh herë si pasojë e problemeve hormonalë në nga yndyrat në lëkurë. Ushqimi me yndyrë të lartë,ndikon në shumëçka por nuk shkakton puçrra në fytyrë.

E pavërtetë: Shenjat e bardha në thonjë-mungesa e kalciumit

Kalciumi është i rëndësishëm për thonjë te shëndetshëm , por shenjat e bardha nuk kanë të bëjnë me problemet e lëkurës

E vërtetë: Dielli është i mirë për ju

Drita e diellit e përfshirë me një qëndrim në drejtim të tij gjatë ditës mund të ketë ndikim të ndryshëm në lëkurë. Përdorimi i vitaminës D, e që është esenciale për shëndetin e kockave ndikon mirë. Pra edhe nëse nuk e merrni atë përmes vitaminave, mund ta merrni nga rrezet e diellit, transmeton Indeksonline.

Por nëse lëkura ekspozohet jashtë mase ndaj rrezeve ultravioletë, mund të dëmtojë qelizat e lëkurës.

E vërtetë-Buzëqeshni

Parimet themelore të mbajtjes së shëndetshme të lëkurës janë kryesisht sens i përbashkët. Ju duhet të lani fytyrën tuaj rregullisht për të hequr papastërtitë, por jo aq shumë sa të hiqni substancën esenciale të lagështirës dhe ujit. Shmangni stresin nëse është e mundur, hani ushqim të shëndetshëm dhe pini uj kur ndiheni të etur. Dhe jini të buzëqeshur./Indeksonline/