07:17 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Çfarë është moderne në rrugët e Parisit gjatë ditëve me shi të vjeshtës

Në gardërobë mund të kërkosh të gjitha veshjet që janë mbrojtëse të mira ndaj lagështirës, por në të njëjtën kohë edhe të përkëdhelin linjat, pa i fshehur ato

Një video-xhirim të mirë e ka bërë Joanna Theodorou para revysë Chanel të mbajtur para pak kohësh në Paris Fashion Week.

Modën e rrugës e ndjek ritmi i qytetit të harmonizuar bashkë me kushtet e motit, ngjarjet, humorin dhe obligimet e ditës së caktuar.

Veshja shtresore mundëson veshje dhe dukje të ndryshme bashkë me kombinimin e pjesëve efektive të veshjeve.

Kur moti është gri dhe me re, edhe gjendja shpirtërore është e dobët, kështu që jepi vetes mundësi të ndihesh më e gjallë.

Shto ngjyra të ndezura në veshje, është një mënyrë e mirë për ta mbajtur gjendjen shpirtërore në nivele të larta.