10:36 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Çfarë fati do ta kenë studentët e kolegjeve private që aktualisht janë duke vijuar studimet?


Katër kolegjeve private në Kosovë i është tërhequr akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020. Bëhet fjalë për Kolegjin; “Fama”, “Iliria”, “Tempulli” si dhe “Kosovo Art Academy”.

Vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë erdhi si pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar të cilët kishin vlerësuar institucionet e arsimit të lartë privat për akreditime për këtë vit akademik.

Mirëpo, çfarë fati do ta kenë studentët që aktualisht janë duke vijuar studimet?. Sipas vendimit, studentët që janë pjesë e këtyre kolegjeve do të vazhdojnë mësimet deri në përfundimin e tyre.

Ndryshe, me 6 vota pro bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë mori vendim që t’i tërheq akreditimin këtyre kolegjeve.

Vlen të theksohet se pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që edhe Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit të mbyllen.

Nnjohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se nuk ka të bëje me mbylljen e Universiteteve por refuzimin e akreditimit i cili sipas tij është akt që mund të  rishikohet brenda një periudhë  njëvjeçare.

“Sipas mendimit tim  këtu bëhet fjalë për refuzimin e akreditimit  i cili është një akt që mund të  rishikohet brenda një periudhë  njëvjeçare . Pra nuk bëhet fjalë për mbylljen e  universiteteve  por ato nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë  të rinjtë  deri në momentin kur tu jepet mundësia  për të aplikuar përsëri për akreditim  ose deri në momentin kur  vendimi rrëzohet me anë të ankesës . Pra nuk bëhet fjalë për mbylle por bëhet fjalë për  fjalë vetëm për refuzimin e akreditimit”, ka thënë Pupovci për Indeksonline.