11:03 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / B O

Çfarë fati të keq, superblerja në Premierligë e humbë sezonin pas vetëm 2 ndeshjesh të zhvilluara!

Blerja e Diego Carlos nga Aston Villa llogaritej si një nga blerjet më të zgjuara të Gerrard në këtë afat kalimtar. Por, ish-mbrojtësi i Sevillës është vërtetë i pafat.

Mbrojtësi brazilian ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Evertonit duke këputur tendinën e Akilit.

Pas këtij lëndimi, Carlos duhet të operohet dhe me shumë gjasa sezoni për të ka mbaruar.

30 milionë euro kishte kushtuar blerja e Carlos në këtë afat kalimtar nga Aston Villa./Indeksonline/