20:18 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Çfarë gabimi nga Steven Gerrard! Merr të kuqin dhe mungon në ndeshjen historike të Rangersit

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard para pak minutave është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën Livingston-Rangers, shkruan IndeksOnline.

Gerrard u ndëshkua në përfundim të pjesës së parë pas një përplasje që pati me gjyqtarin e ndeshjes.

Për shkak të këtij kartoni, Gerrard do të mungoj në ndeshjen ‘jetike’ të Rangers gjatë vikendit – aty ku skuadra skoceze mund ta siguroj titullin pas 10 viteve.

Kujtojmë që Rangers ka 83 pikë [duke e llogaritur ndeshjen e tanishme*] në Premiership, 16 më shumë se pozita e dytë, Celtic./IndeksOnline/