09:52 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë Guardiole, ua jep katër ditë pushim të gjithë futbollistëve

Pep Guardiola ua ka bërë një surprizë të ëmbël futbollistëve dhe të gjithë anëtarëve të stafit të Manchester Cityt. Trajneri spanjoll ua ka kumtuar këtë lajm të gjithëve para ndeshjes me Burnleyn që zhvillohet sot.

“Çdo përpjekje meriton një pushim të mirë. Pas ndeshjes me Burnleyn për katë ditë futbollistët dhe tërë stafi do të kenë katër ditë pushimi. Ata mund të shkojnë në secilin qytet të botës, kanë një pushim pa asnjë kufizim. Duhet ta pastrojnë mendjen nga futbolli për të marrë një ritëm të ri pranë miqëve dhe familjes. Të mërkurën pasdite të gjithë duhet të jenë në stërvitje për tu bërë gati për sfidat ndaj Leicester e Basel” ka thënë Guardiola./Indeksonline/