Çfarë i bën flokët me yndyrë dhe si ta trajtoni këtë problem
Shumë faktorë mund të ndikojnë në prodhimin e sebumit në lëkurën tuaj të kokës. Më poshtë abcneës.al do t’ju tregojë shkaqet më të zakonshme që çojnë në rritjen e yndyrës në flokët tuaj, si dhe mënyrat për ta trajtuar atë.
- Përdorimi i shpeshtë i shampoos
Përdorimi i shpeshtë i shampoos heq nga koka vajrat natyralë dhe nga ana tjetër gjëndrat dhjamore shkaktojnë një reagim mbrojtës që i bën ata të prodhojnë më shumë vaj në pak kohë. Kujdesuni që të zgjidhni shampo pa sulfate.
- Stresi
Stresi është një nga faktorët më të mëdha që shkaktojnë probleme të ndryshme të lëkurës të tilla si puçrra fytyre, lëkurë e thatë dhe plakjen e parakohshme. Po ashtu shkaktoj yndyrë në flokë. Folikulat e vajit në kokën tuaj janë mjaft të ngjashme me ato të qafës, shpinës dhe gjoksit tuaj. Kështu, stresi mund të rrisë prodhimin e vajit në lëkurën tuaj të kokës.
- Lloji i flokut
Flokët e drejtë dhe paksa të valëzuar janë më të prirur për të qenë të ybdyrshme, pasi vaji e ka më të lehtë për të kaluar n ga rrënja në oshtë në fije. Nga ana tjetër, sasia e sebumit të prodhuar nga skalpi juaj ndryshon nga personi në person.
Si të trajtoni yndrën në flokë
Përdoni më pak shampoo për të zvogëlojë në mënyrë efektive sasinë e sebumit të prodhuar në afat të gjatë. Do të ketë një periudhë gjatë së cilës skalpi juaj do të duket mjaft i yndyrshëm, por ekspertët thonë se kjo periudhë mund të jetë rreth një muaj.
Përveç kësaj, jastëkët e mëndafshit lejojnë që flokët tuaj të rrëshqasin më lehtë, duke parandaluar fërkimet, që përkthehet në tërheqje, thyerje dhe ngatërrim më pak. Pëlhura të tilla si sateni ndihmojnë në ruajtjen e vajrave natyralë të flokëve.
Në fund, përdorni produkte natyrale siç është pema e çajit që heq vajin nga flokët ose përpiquni t’i shpëlani me uthull molle, e cila do të rikthejë nivelet e pH dhe do të ndihmojë në menaxhimin e prodhimit të vajit.