12:34 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Çfarë i shkakton puçrrat te të pasmet?

Si fillim, çfarë i shkakton puçrrat te të pasmet?

Sipas dermatologut David Lortscher (via Byrdie), shkaqen që sjellin puçrrat në të ndenjura janë të njëjtat me ato që shkaktojnë puçrra në vende të tjera. Me fjalë të tjera, ka rëndësi gjenetika, ndryshimet hormonale, stresi dhe stili i jetesës.

Mund të ndodhë që të shfaqen puçrra te zona e mbathjeve, por në këtë rast këshillohet të ndryshohet materiali i të brendshmeve. Këshillohen materialet e pambukut.

Përsa i përket djersitjes së shkaktuar nga stërvitja, nuk përbën rrezik, por duhet të laheni patjetër pas aktivitetit fizik, sepse djersa ndihmon në shumimin e mikrobeve.

E thënë ndryshe, hapi i parë për të eleminuar puçrrat te të pasmet është të vepruarit njësoj si me aknet e fytyrës: Pastrim dhe dietë e shëndetshme.

Si mund të trajtohen ndryshe?

Pos pastrimit dhe dietës së balancuar, mund të përdorni produkte që përmbajnë acid salicilik, sepse parandalon dhe njëkohësisht trajton poret e bllokuara.