12:38 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Çfarë ka brenda një makine të blinduar?

Rreziku që u kanoset njerëzve publik ose siç quhen ndryshe VIP-at, siç janë politikanët, pjesëtarët e familjeve mbretërore, sportistët, apo dhe yjet e showbizz-it, ka ndikuar që ata gjithnjë të jenë të shoqëruar nga truprojat.

Megjithatë, krahas armëve moderne dhe taktikave mbrojtëse që zotërojnë truprojat e tyre, mbrojtja e VIP-ave nënkupton se ata duhet të udhëtojnë me makina të sigurta respektivisht, makina të blinduara.

Por cfarë ka brende makinave të blinduara dhe si duken ato?

Në videon më poshtë mund të shihni tri modele të tilla: Mercedes-Benz, Toyota Highlander dhe një Land Rover. /IndeksOnline/