08:00 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Çfarë kohe në Kosovë, por këta persona mos dilni prej shtëpisë në këtë orar!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jenë kryesisht me mot të qetë dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale  parashihet të lëvizin ndërmjet  26-28 gradë Celsius.

“Indeksi i UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që personat që kanë  probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar). Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë aksionin për korrje-shirje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Temat: