75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë kurioziteti me këtë gol, shikojeni dhe sigurt se do të befasoheni

Futbollisti 30-vjeçar rus, Roman Loktionov ndoshta është emër i panjohur për të gjithë ne, përveç atyre që e kanë studiuar një divizion më të ulët në futbollin e Rusisë.

Mbrojtësi i Volgar Astrahana, Loktionov ka bërë diçka që me të vërtetë është e pamundur.

Në një ndeshje të divizionit të tretë të futbollit rus, Volgar ka qenë nikoqir i Alanija Vladikavkaz duke fituar me rezultat, 1-0 me golin e Loktionov nga gjuajtja e lirë në minutëne 17-të, transmeton IndeksOnline.

Dhe është e pabesueshme, por lojtari i njejtë, kishte shënuar një gol identik të njejtë, nga një distancë e njejtë dhe ndaj kundërshtarit të njejtë.

Madje, ai kishte shënuar në minutën e njejtë, në të njejtin stadium – shtatë vite më parë.

Deri më tani, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit./IndeksOnline/

Temat: