Çfarë lajmi, Santi Cazorla rikthehet në stërvitje (Video)
Pak minuta para ndeshjes së rëndësishme në Europa Ligë mes Arsenalit dhe Atletico Madrid, futbollisti i “topçinjve”, Santi Cazorla u paraqit në “Emirates”.
Mesfushori spanjoll ka kohë që nuk ka luajtur futboll. Madje që nga tetori i vitit 2016, ai nuk ka shkelur në fushën e Arsenalit, transmeton IndeksOnline.
Sonte, para ndeshjes me Atletico Madrid, spanjolli kreu stërvitjet e para me top në stadiumin “Emirates”.
Ky është super lajm për të gjithë tifozët e futbollit, pasi sipas shumë gjasave, Cazorla do të rikthehet në fushën e lojës ende pa përfunduar ky sezon./IndeksOnline/
For the first time since October 2016, Santi Cazorla is out running on the Emirates pitch. Welcome back, @19SCazorla! [@charles_watts] #afc pic.twitter.com/e2BHklz0FM
— afcstuff (@afcstuff) April 26, 2018