08:05 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çfarë lexojnë në mëngjes disa nga personat më të suksesshëm të botës?

Njerëzit e suksesshëm e dinë se ata janë çfarë lexojnë.

Për shembull, investitori miliarder Warren Buffett harxhon 80% të ditës së tij duke lexuar. Presidenti Trump raportohet të jetë një konsumator i “pangopur” i lajmeve, duke u ngritur në orën 6 të mëngjesit për të parë TV dhe më pas të lexojë shtypin e shkruar si New York Post, New York Times dhe Wall Street Journal, sipas Business Insider.

Pra, cili është burimi i parë që njerëzit më me ndikim në botë kontrollojnë kur zgjohen çdo mëngjes?

Në këtë artikull ju njohim me burimet nga njerëzit më të suksesshëm në të gjithë industritë informohen çdo mëngjes.

Warren Buffett e fillon ditën e tij duke lexuar lajmet kombëtare dhe lokale

Investitori miliarder, thotë për CNBC se ai lexon Wall Street Journal, Financial Times, New York Times, USA Today, Omaha World-Herald dhe American Banker çdo mëngjes.

Presidenti i SHBA, Donald Trump preferon shtypin e shkruar në vend të mediave online

Presidenti amerikan nuk ka qenë kurrë shumë bibliofil. Pavarësisht se nuk lexon libra rregullisht, Presidenti Trump merr lajmet e tij në mënyrën e modës së vjetër: gazetat. Sipas Politico, stafi i tij mbledh artikuj nga gazetat duke filluar nga New York Post e deri te New York Times, madje printojnë edhe histori që ai të lexojë. Presidenti Trump pëlqen të nënvizojë, bëjë shënime dhe rrethojë gjithçka që lexon.

Për t’i dërguar një artikull presidentit, ndihmësit duhet ta drejtojnë atë në zyrën e sekretariatit të stafit të tij. Nëse artikulli është aprovuar, ajo shtohet në një dosje të lajmeve të tjera.

Pavarësisht se çfarë lexon Trump, shpesh janë për veten e tij. Reuters raporton se, kur bëhet fjalë për njoftime, ndihmësit përfshijnë emrin e presidentit sa më shumë që të jetë e mundur, “sepse ai vazhdon të lexojë nëse emri i tij përmendet”.

Mark Zuckerberg, “befason”, fillon ditën e tij me Facebook

Në një seancë në Facebook Live me Jerry Seinfeld, CEO i Facebook i thotë komedianit se gjëja e parë që ai bën në mëngjes, madje edhe para se të ngrihet nga shtrati, kontrollon telefonin e tij.

Ai e fillon duke parë në Facebook – “Më pëlqen të di se çfarë po ndodh në botë” – dhe më pas kontrollon mesazhet e tij në Messenger dhe WhatApp. “Në një ditë të mirë dhe të qetë ndoshta do të zgjasë jo më shumë se disa minuta”, i thotë ai Seinfeld.

Bill Gates lexon gazetat kombëtare

Bashkë-themeluesi i Microsoft i lexon lajmet e përditshme të gjitha dhe merr njoftime se çfarë ndodh në Berkshire Hathaway, ku ai ulet në bordin e drejtuesve. Gates lexon gjithashtu Wall Street Journal, New York Times dhe The Economist faqe për faqe, sipas një interviste për Fox Business.

Jonah Peretti lexon sektorin e biznesit ose sportit në New York Times çdo mëngjes

Themeluesi dhe CEO i Buzzfeed zgjohet rreth orës 8:30 në mëngjes dhe shkon në zyrë me seksionin e sportit ose biznesit të New York Times, thotë ai për The Wire. Ai gjithashtu lexon New York Magazine.

Megjithatë, si shumë liderë të rinj, mënyra kryesore që ai zbulon informacionin është përmes Twitter dhe Facebook.

Kara Goldin zgjohet herët për të kontrolluar email-in

Themeluesja dhe CEO e Hint Water e konsideron mëngjesin e saj një pjesë kritike të ditës dhe i kushton orët e para të mëngjesit për të kontrolluar email-in dhe axhendën e saj.

Ajo thotë se drejtohet tek email-i i saj në orën 5:30 të mëngjesit pasi “duke bërë këtë më jep një kuptim të qartë se si do të duken 12 orët e ardhshme dhe cilat janë përparësitë e mia pasi të arrij në zyrë.”

Howard Schultz e ka mbajtur të paprekur rutinën e tij të leximit në mëngjes për 25 vjet

Në vitin 2006, kreu ekzekutiv i Starbucks tha për CNNMoney se ai ngrihet mes 5:00 – 5:30 të mëngjesit, bën kafe dhe më pas mbledh tre gazeta: Seattle Times, Wall Street Journal dhe New York Times. Zakoni duhet të funksionojë, sepse ai ka ‘ngecur’ me të për më shumë se dy dekada.

Lexoni: Koleksionistët e mbeturinave në Turqi hapin bibliotekë me libra të hedhur

Richard Branson ngrihet në 5 të mëngjesit për të filluar leximin e tij

“Unë e gjej kohën time të qetësisë, përpara se shumica e botës të zgjohet, të lexoj lajmet dhe t’i përgjigjem email-ve që më kanë ardhur,” shkruan themeluesi i Virgin Group në një postim në Virgin.com. “Këto orë të para më japin mundësinë për të filluar çdo ditë me një propozim të freskët dhe të organizuar.”

Kat Cole hyn në mediat sociale së pari

Cole, presidentja e grupit FOCUS Brands, kompania mëmë e markave si Auntie Anne’s, Carvel dhe Cinnabon, zgjohet çdo mëngjes në orën 5 dhe kontrollon kalendarin e saj, të gjitha platformat e saj kryesore të mediave sociale, faqet e lajmeve, blogjet, postën elektronike, etj. dhe çdo mesazh tjetër që mund të ketë ardhur brenda natës.

“Unë lexoj lajme përkatëse, nevojat urgjente të biznesit dhe të ekipit, më të rejat nga startup-et, në të cilat investoj dhe çdo gjë tjetër për të cilën kujtohen në ato momente për të ditur se çfarë po ndodh në botë,” thotë ajo.

Kevin O’Leary lexon lajmet e biznesit gjatë rutinës së tij në mëngjes

Investitori i Shark Tank shkruan se zgjohet çdo mëngjes në orën 5:45, kontrollon tregjet e bonove aziatike dhe europiane dhe shikon televizionin e biznesit për 45 minuta ndërsa ai ushtrohet. Më pas kalon një orë tjetër nga ora 8:00 – 9:00 e mëngjesit duke lexuar lajmet më të fundit të biznesit.

“Njohuria është fuqi,” thotë O’Leary, “dhe është e rëndësishme të kesh një pamje 360 grade të klimës financiare në të gjithë botën”.

Gary Vaynerchuk ia kushton pjesën më të madhe të vëmendjes së tij Twitter-it

“Unë e filloj ditën time duke konsumuar shumë informacione,” shkruan sipërmarrësi dhe guruja i mediave sociale.

Ai lexon TechMeme, MediaREDEF, Business Insider, ESPN dhe Nuzzel, një përmbledhës i titujve që po shpërndan rrjeti i tij.

Më pas ai hyn në Twitter, ku shpenzon “një sasi të konsiderueshme të mëngjesit tim duke u përgjigjur njerëzve dhe duke filluar biseda”.

Së fundi, ai kontrollon rrjetin social të Instagram për të parë se çfarë janë duke bërë miqtë e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Disney, Bob Iger zgjohet shumë herët për të lexuar

Drejtori i Përgjithshëm i Disney, Bob Iger zgjohet shumë herët për të lexuar dhe ushtruar, sipas Inc.

Ai ngrihet në orën 4:30 të mëngjesit, lexon gazetat, kontrollon email-in e tij dhe eksploron pak internetin, tha ai për New York Times në një intervistë në vitin 2009