14:59 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çfarë ndeshje, Drita mposht Vushtrrinë pas “trillerit” 5 golësh

Drita ka shënuar fitoren e radhës pasi ka mposhtur Vushtrrinë në ndeshjen hapëse të xhiros së19-të me rezultat 3:2.

Në një ndeshje spektakolare ku u shënuan 5 gola, nuk munguan as protestat ndaj gjyqtarit.

I pari e hapi llogarinë Izair Emini në minutën e 18-të. Vushtrria barazoi në të 31-tën për ta rikthyer epërsinë pastaj pas vetëm 4 minutash Drita, shkruan Indeksonline.

Pjesa e dytë ishte aq e zjarrtë sa e para.

Vushtrria arriti për herë të tretë ta barazonte rezultatin në minutën e 61-të, por gjithçka vendosi sulmuesi Kastriot Rexha i cili ia dha fitoren Dritës./Indeksonline/