15:09 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Çfarë ndeshjeje, Federeri kalon më tej me mund të madh

Bartësi i tretë në botë dhe kampioni i shumëfishtë, Roger Federer, hasi në vështirësi të mëdha në rrethin e 32 më të mirëve në Australian Open ndaj australianit Millman.

Maestro zviceran siguroi fitoren vetëm pas tie break-ut, duke fituar 3:2 në sete.

Millmani, që kishte përparësinë e terrenit vendas dhe tifozëve fitoi setin e parë 6:4, për ta humbur të dytin 6:7.

Federeri përmbysi gjithçka për ta rrëmbyer setin e tretë 6:4, ndërsa me të njëjtin rezultat e fitoi setin pasues australiani për të shkuar në setin final, shkruan Indeksonline.

Aty, Federeri u tregua më mjeshtëror, duke e fituar 6:7 në game dhe duke kaluar në mesin e 16 më të mirëve në Grand Slamin e parë të këtij viti./Indeksonline/