22:02 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / Gj. Sh

Çfarë po ndodh? Babai i Messit në Arabi

Qëndrimi i Lionel Messit te PSG pritet të marrë fund.

”Pleshti” që disa kohë është duke shikuar mundësinë për ndryshimin e klubit, shkruan IndeksOnline.

Për sulmuesin argjentinas ka disa oferta, ku është përfolur një rikthim te ish klubi i tij Barcelona, por të interesuar janë edhe disa klube nga kampionati amerikan.

Së fundi është raportuar se një ofertë marramëndëse ka ardhur nga klubi arab, Al Hilal, e cila ka ofruar 220 milionë eurosh për transferimin e Messit.

Para pak çasteve, gazetari Gerard Romero, ka publikuar një fotografi të babait dhe agjentit të ”pleshtit”, Jorge Messit, në Arabnë Saudite.

Vizita e tij në Mbretëri thuhet se ka të bëjë pikërisht me hapjen e negociatave me klubin e Al Hilalit për transferimin e Leo Messit./IndeksOnline/